“KAM QËNDRIM”! PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME


Pjesëmarrës në aktivitetin edukativ “Kam qëndrim” janë nxënës të shkollave të mesme, të cilët vijnë nga një klasë e shkollës së mesme në shtet. “Kam qëndrim!” paraqet simulim të procesit të shqyrtimit të propozim-ligjit në Kuvend, që i stimulon nxënësit të zhvillojnë qëndrimet e tyre në lidhje me temat aktuale politike dhe të njëjtat t'i mbrojnë me argumente para pjesëmarrësve të tjerë, me qëllim gjetjen e një zgjidhje që do të pranohet dhe mbështetet nga shumica e pjesëmarrësve. Aktiviteti është përgatitur sipas shembullit të aktivitetit edukativ “My Point of View”, i organizuar nga Parlamenti Federal i Konfederatës së Zvicrës. Aktivitetet në lidhje me “Kam qëndrim!” fillojnë në shkolla, ku nën udhëheqjen e mësimdhënësve mentorë mbahet tri takime, në të cilat nxënësit janë të ndarë në tri komisione, diskutojnë për një problem politik dhe për të njëjtin duhet të ofrojnë zgjidhje, që duhet ta mbrojnë para pjesëmarrësve të tjerë.  Aktiviteti edukativ përfundon në Kuvend, ku realizohet simulim i seancës plenare, ku nxënësit diskutojnë dhe marrin vendime në lidhje me zgjidhjet e propozuara për të treja temat e përzgjedhura. Si pjesë e aktivitetit, pjesëmarrësit kanë mundësi që nëpërmjet vizitës të shohin hapësirat më përfaqësuese të ndërtesës së Kuvendit, si karakteristikë e rëndësishme e shtetësisë maqedonase. Për realizimin e aktiviteti nevojiten sërë përgatitjesh. Për këtë qëllim, paraprakisht kryhen konsultat e nevojshme me mësimdhënësit, në mënyrë që të fitohen aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për zbatimin e aktivitetit dhe mentorimin e suksesshëm të nxënësve. Ky lloj i punëtorive u dedikohet nxënësve të vitit III dhe IV të shkollës së mesme, që në kuadër të lëndëve mësimore mësojnë përmbajtje në lidhje me menaxhimin e shoqërisë dhe pushtetin në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Më shumë informacion në profilin tonë në Facebook.

  • Evenimente të ardhshme