SEMINAR EDUKATIV NJËDITOR PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME


Për nxënësit e shkollave të mesme, Instituti Parlamentar organizon seminare edukative me temë: “Demokracia dhe Kuvendi”. Gjatë seminarit edukativ, nëpërmjet përmbajtjeve të përshtatura për moshën e tyre, pjesëmarrësit i përcaktojnë dhe zgjerojnë njohuritë e tyre për demokracinë parlamentare dhe zhvillimin e saj historik në Maqedoni, parimin e ndarjes së pushteteve, vendin dhe rolin e Kuvendit në sistemin politik të vendit, zgjedhjen e përfaqësuesve të popullit, si dhe procedurën e miratimit të ligjeve në Kuvend. Qasja e trajnuesve është kombinim i ligjëratave teorike, ushtrimeve praktike, lojërave dhe video projektimeve. Në seminar dominon një qasje interaktive, që supozon përfshirjen e pjesëmarrësve nëpërmjet pyetjeve dhe diskutimeve dhe shkëmbimit të përvojave. Si pjesë e seminarit, pjesëmarrësit kanë mundësi që nëpërmjet vizitës të shohin hapësirat më përfaqësuese të ndërtesës së Kuvendit, si karakteristikë e rëndësishme e shtetësisë maqedonase. Këto seminare u dedikohen nxënësve të shkollave të mesme, që në kuadër të lëndëve mësimore mësojnë përmbajtje në lidhje me menaxhimin e shoqërisë dhe pushtetin në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Më shumë informacion në profilin tonë në Facebook.

  • Evenimente të ardhshme