PARLAMENTI I FËMIJËVE


Për nxënësit e shkollës fillore, Instituti Parlamentar organizon punëtori interaktive - Parlamenti i fëmijëve.  Parlamenti i fëmijëve paraqet qasje proaktive të pushtetit ligjvënës që u mundëson pjesëmarrësve, nëpërmjet simulimit të një procedure ligjvënëse, të zhvillojnë argumente që mbështesin ose hedhin poshtë një zgjidhje ligjore të propozuar dhe në fund ta votojnë atë. Përveç kësaj, nxënësit realizojnë takim me deputetë në Kuvend dhe kanë mundësinë të shprehin krijimtarinë e tyre duke paraqitur panele, në të cilat nëpërmjet një mendimi, vargu apo vizatimi u dërgohet një mesazh deputetëve. Aktiviteti edukativ realizohet si punëtori në kohëzgjatje me pesë ore e gjysmë.  Gjatë punëtorisë, nëpërmjet sesioneve interaktive dhe ushtrimeve praktike, nxënësit përveç që përcaktojnë apo zgjerojnë njohuritë e tyre për demokracinë, punën e Kuvendit, të drejtat dhe detyrat e deputetëve, kanë mundësinë të fitojnë edhe aftësi për të debatuar dhe prezantuar argumentet e tyre. Si pjesë e punëtorisë, pjesëmarrësit kanë mundësi që nëpërmjet vizitës të shohin hapësirat më përfaqësuese të ndërtesës së Kuvendit, si karakteristikë e rëndësishme e shtetësisë maqedonase. Ky aktivitet edukativ u rekomandohet nxënësve nga klasa IX të cilët mësojnë përmbajtje në lidhje me menaxhimin e shoqërisë dhe pushtetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut në lëndën mësimore "Shoqëria civile".

Më shumë informacion në profilin tonë në Facebook.

  • Evenimente të ardhshme
  • ДЕТСКИ ПАРЛАМЕНТ
    Data: 19.04.2024
    Vendi: ПИ


Tregoni interes


Të dhënat e pjesëmarrësve

Pjesëmarrës

Event