Për studentët, Instituti Parlamentar organizon seminare interaktive njëditore. Qëllimi i seminareve është njohja e studentëve me rregullat ligjore sipas të cilave zhvillohet jeta parlamentare dhe puna e deputetëve në Kuvend, si dhe mundësimi i të rinjve për të fituar njohuri në fushën e së drejtës parlamentare dhe përgatitjen e tyre për zbatim të kësaj njohurie në praktikë. Seminari realizohet si një punëtori në kohëzgjatje prej gjashtë orësh. Qasja e trajnuesve është kombinim i prezantimit, fasilitimit (lehtësimit/ndihmës) dhe fidbekut (informatës kthyese). Në seminar dominon një qasje interaktive, që paraqet përfshirjen e pjesëmarrësve nëpërmjet pyetjeve dhe diskutimeve dhe shkëmbimit të përvojave. Si pjesë e aktivitetit, pjesëmarrësit kanë mundësi që nëpërmjet vizitës të shohin hapësirat më përfaqësuese të ndërtesës së Kuvendit, si karakteristikë e rëndësishme e shtetësisë maqedonase. Seminaret u dedikohen studentëve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve në universitetet e akredituara të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa rekomandohen edhe për studentët të cilët në kuadër të programit të tyre mësimor studiojnë një nga këto lëndë: E drejta parlamemntare, E drejta kushtetuese, Konstitucionalizmi, Sistemi politik, Organizimi i pushtetit dhe ngjashëm.
Më shumë informacion në profilin tonë në Facebook.